Home
Libri Vizitorëve
Shiko Live Tv Rrapi
Shiko Live RTK-Satelitor
Barcoleta
Football
Programe
Auto Vetura
Video Galeria
Filma Shqip
Përkthim Shqip-Anglisht
Tekste Këngësh
Msime Për PC
=> Përshpejtojeni ca hapjen e Windows-it
=> Ulni ngarkesën e shkaktuar nga aplikimet
=> Diagnostikoni lidhjen me Internetin
=> Kthejeni pas në kohë IE-në
=> Automatizoni kontrollin e diskut
=> Çaktivizoni Hapjen Automatike (Autoplay)
=> Analizoni sigurinë e sistemit
=> Siguroni sitemin përmes kopjeve rezervë
=> Zgjidheni hallin e shfletimit të ngadaltë
=> Ekzekutoni programet e Quick Launch përmes tasteve
Shiko live TV Albania PC
Shiko live TV Kosova
Shiko live TV Kosova 2
Shiko live TV Illyria
Shiko live TV Popullore
Shiko live The Playhouse English Music
Shikoni shumë TV Live Shqipëtare
Përshpejtojeni ca hapjen e Windows-it

Problemi: Windows hapet përherë ngadalë.

Ndreqja e parë: Kompjuteri mund të ngarkojë drajvera pajisjesh për harduer, të cilat ju nuk i përdorni më. Për të kursyer resurset e sistemit, çinstalojini këto drajvera. Meqenëse një zgjedhje e pakujdesshme mund të bëjë që kompjuteri të humbasë ndonjë funksion të rëndësishëm, gjithsesi, krijoni një pikë rikthimi te System Restore përpara se të vazhdoni.

Normalisht, Device Manager nuk i shfaq pajisjet që nuk janë të lidhura në kompjuter. Për ti bërë ato të dukshme, shtypni Windows-R, që hap kutinë Run, shtypni cmd dhe pastaj shtypni Enter. Në promptin e komandave, shtypni set devmgr_show_nonpresent_devices=1 dhe Enter. Lëreni dritaren e promtit të komandave hapur.

Tani shtypni përsëri Windows-R, shkruani devmgmt.msc dhe shtypni Enter. Në dritaren e Device Manager, zgjidhni View, Show Hidden Devices. Klikoni shenjën plus (+), në çdo degëzim, për të parsë të gjithë drajverat në kompjuterin tuaj. Pajisjet që nuk janë të lidhura shfaqen me një ikonë të zbehtë. Nëse shihni pajisje për të cilat jeni të sigurt se nuk i përdorni më, klikoni me të djathtën mbi të dhe zgjidhni Uninstall. Pastaj, për të përfunduar procesin, ndiqni mesazhet që shfaqen në ekran. Me të mbaruar, mbyllni dritaren e promptit të komandave, për të fshehur kësisoj pajisjet e palidhura.

Ndreqja e dytë: Kur keni lidhur në kompjuter një disk rrjeti me një germë, Windows e hap automatikisht atë lidhje, sa herë që ju hapni kompjuterin. Duke qenë se rihapja e lidhjeve të rrjetit kërkon kohë, mund t'i përshpejtoni hapjet duke i hequr lidhjet e papërdorshme.

Shtypni Windows-E, për të hapur Windows Explorer, dhe Alt-T, D për të hapur kutinë dialoguese Disconnect Network Drives. Zgjidhni disqet e rrjetit që doni të shkëpusni dhe klikoni OK.

Në të ardhmen, nëse lidhni një disk rrjeti vetëm për sesionin aktual, thjesht futni shtegun e tij (kjo shfaqet në rreshtin e adresave kur ju zgjidhni diskun në Explorer dhe në kutinë Run). Ose, nëse në Explorer përdorni komandën Tools – Map Network Drive, përpara se të klikoni Finish, sigurohuni që Reconnect at logon të mos jetë e shënuar.

Ndreqja e tretë: Gjatë këtij hapi do të lironi kujtesën e kompjuterit dhe do të riktheni ciklet e procesorit, duke pastruar çrregullimet që hapen çdo herë që hyni në Windows. Madje, gjatë këtij procesi mund të zbuloni edhe disa programe keqbërëse. Përdorni programin falas Autoruns nga Sysinternals, të cilin e gjeni në ZERO DVD.

Si t'i dalloni programet e vlefshme në hapje nga ato të pavlefshme? Për këtë mund të konsultoni mjetet e integruara të Autoruns, ose mund të kërkoni në Internet nga burime të ndryshme. Listat e kërkueshme dhe të shkarkueshme të programeve të zakonshme aktive gjatë hapjes kanë një përshkrim dhe klasifikim për çdo program, duke treguar nëse ai duhet apo jo në një sistem të zakonshëm.



Sot e kanë vizituar 41684 visitors (83162 hits) në këtë faqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free