Home
Libri Vizitorëve
Shiko Live Tv Rrapi
Shiko Live RTK-Satelitor
Barcoleta
Football
Programe
Auto Vetura
Video Galeria
Filma Shqip
Përkthim Shqip-Anglisht
Tekste Këngësh
Msime Për PC
=> Përshpejtojeni ca hapjen e Windows-it
=> Ulni ngarkesën e shkaktuar nga aplikimet
=> Diagnostikoni lidhjen me Internetin
=> Kthejeni pas në kohë IE-në
=> Automatizoni kontrollin e diskut
=> Çaktivizoni Hapjen Automatike (Autoplay)
=> Analizoni sigurinë e sistemit
=> Siguroni sitemin përmes kopjeve rezervë
=> Zgjidheni hallin e shfletimit të ngadaltë
=> Ekzekutoni programet e Quick Launch përmes tasteve
Shiko live TV Albania PC
Shiko live TV Kosova
Shiko live TV Kosova 2
Shiko live TV Illyria
Shiko live TV Popullore
Shiko live The Playhouse English Music
Shikoni shumë TV Live Shqipëtare
Ulni ngarkesën e shkaktuar nga aplikimet

Problemi: Unë nuk dua që një kalë Troje, ose ndonjë tjetër program keqbërës të sulmojë a të zotërojë kompjuterin tim, por hyrja si përdorues standard ka shumë kufizime.

Ndreqja: Edhe në qoftë se hyni si administrator, privilegjet për hapjen e aplikimeve janë sërish të kufizuara. Nisjani duke përdorur koleksionin e mjeteve ndihmëse falas PsTools nga Microsoft (në ZERO DVD). Dekompresoni përmbajtjen në një direktori dhe zhvendoseni direktorinë në vendin e aplikimeve tuaja. Mjeti PsExec u parashikua për hapjen e aplikimeve nga larg, por mund ta përdorni, po ashtu, edhe për të hapur programe me privilegje të kufizuara. 


Për të krijuar një shkurtesë që hap Internet Explorer 7 ose çdo aplikim tjetër me kufizime, tërhiqni, duke klikuar me të djathtën, shkurtesën e tij te një vend tjetër. (Mund të përdorni versionin normal me privilegje të larta të shkurtesës, kështu që është mirë ta lini origjinalin të paprekur). Zgjidhni Copy Here. Klikoni me të djathtën mbi shkurtesën e kopjuar dhe zgjidhni Properties. Me skedën Shortcut aktive, klikoni në fillim të kutisë Target dhe shtypni rrugën për te  PsExec, para rreshtit ekzistues të komandave. Pastaj lini një hapësirë, të ndjekur nga -l -d (një vizë në mes, germa l, një hapësirë, një vizë dhe germa d). Së fundmi, shtypni një hapësirë tjetër. Çelësi '-l' ul privilegjet e programit, ndërsa çelësi '-d' bën që dritarja e promptit të komandave të mbyllet me t'u hapur aplikimi. Kur të keni mbaruar, teksti te kutia Target duhet të duket pak a shumë kështu: "C:Program FilesPsTools psexec.exe" -l -d "C:Program FilesInternet Exploreriexplore.exe" (shtigjet tuaja mund të ndryshojnë). Klikoni Change Icon, OK. Specifikoni shtegun te skedari origjinal (iexplore.exe në rastin tonë) dhe klikoni OK, derisa të mbyllen të gjitha kutitë dialoguese.

Për të shmangur kufizimet në aktivitete të tilla si instalimi i plug-ins për shfletuesin, duhet ta ekzekutoni shfletuesin në modalitetin e tij normal, me privilegj të lartë.

Përsërisni këto hapa për çdo shkurtesë që doni të ekzekutoni me privilegje më të ulëta.


Sot e kanë vizituar 41680 visitors (83155 hits) në këtë faqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free