Problemi: Hapja Automatike nuk vlen vetëm për CD-të, por edhe për fleshët dhe disqet e ngurtë të jashtëm, që lidhen me kompjuterin tim. Kam merak se, në qoftë se ndonjë prej këtyre pajisjeve ka ndonjë virus, Hapja Automatike do t'i urojë mirëseardhjen në kompjuterin tim.
Ndreqja: Konfigurojeni Windows-in në mënyrë të tillë që të çaktivizojë Hapjen Automatike për të gjithë drive-t e sistemit. Rruga më e shkurtër për ta bërë këtë është nëpërmjet vendosjes së një politike grupi për kompjuterin.
Te Windows XP, shtypni në tastierë R, shkruani gpedit.msc dhe shtypni Enter. Te paneli i eksplorimit që shfaqet në të majtë, hapni dhe përzgjidhni Local Computer PolicyComputer ConfigurationAdministrative TemplatesSystem. Kaloni në panelin e djathtë dhe klikoni dy herë mbi Turn off Autoplay (Çaktivizo Hapjen Automatike). Te dritarja "Turn off Autoplay Properites" (Vetitë e Çaktivizimit të Hapjes Automatike), klikoni Enabled (Aktivizuar) dhe zgjidhni opcionin All drives nga lista vertikale (shikoni figurën). Klikoni OK.

Te Vista, shtypni në tastierë R, shkruani gpedit.msc dhe jepini Enter. Klikoni Continue te dritarja User Account Control. Te paneli i djathtë, hapni dhe përzgjidhni Local Computer PolicyComputer ConfigurationAdministrative TemplatesWindows ComponentAutoplay Politics dhe klikoni dy herë mbi Turn off Autoplay. Klikoni Enabled dhe shtypni OK. Pastaj, klikoni dy herë mbi Default behaviour for Autorun (Sjellja standarde për Ekzekutimin Automatik). Klikoni Enabled dhe zgjidhni nga lista vertikale Do not execute any autorun commands (Mos ekzektuo asnjë komandë të Ekzekutimin Autmatik). Në fund, shtypni OK.
|