Problemi: Unë nuk dua që një kalë Troje, ose ndonjë tjetër program keqbërës të sulmojë a të zotërojë kompjuterin tim, por hyrja si përdorues standard ka shumë kufizime.
Ndreqja: Edhe në qoftë se hyni si administrator, privilegjet për hapjen e aplikimeve janë sërish të kufizuara. Nisjani duke përdorur koleksionin e mjeteve ndihmëse falas PsTools nga Microsoft (në ZERO DVD). Dekompresoni përmbajtjen në një direktori dhe zhvendoseni direktorinë në vendin e aplikimeve tuaja. Mjeti PsExec u parashikua për hapjen e aplikimeve nga larg, por mund ta përdorni, po ashtu, edhe për të hapur programe me privilegje të kufizuara.

Për të krijuar një shkurtesë që hap Internet Explorer 7 ose çdo aplikim tjetër me kufizime, tërhiqni, duke klikuar me të djathtën, shkurtesën e tij te një vend tjetër. (Mund të përdorni versionin normal me privilegje të larta të shkurtesës, kështu që është mirë ta lini origjinalin të paprekur). Zgjidhni Copy Here. Klikoni me të djathtën mbi shkurtesën e kopjuar dhe zgjidhni Properties. Me skedën Shortcut aktive, klikoni në fillim të kutisë Target dhe shtypni rrugën për te PsExec, para rreshtit ekzistues të komandave. Pastaj lini një hapësirë, të ndjekur nga -l -d (një vizë në mes, germa l, një hapësirë, një vizë dhe germa d). Së fundmi, shtypni një hapësirë tjetër. Çelësi '-l' ul privilegjet e programit, ndërsa çelësi '-d' bën që dritarja e promptit të komandave të mbyllet me t'u hapur aplikimi. Kur të keni mbaruar, teksti te kutia Target duhet të duket pak a shumë kështu: "C:Program FilesPsTools psexec.exe" -l -d "C:Program FilesInternet Exploreriexplore.exe" (shtigjet tuaja mund të ndryshojnë). Klikoni Change Icon, OK. Specifikoni shtegun te skedari origjinal (iexplore.exe në rastin tonë) dhe klikoni OK, derisa të mbyllen të gjitha kutitë dialoguese.
Për të shmangur kufizimet në aktivitete të tilla si instalimi i plug-ins për shfletuesin, duhet ta ekzekutoni shfletuesin në modalitetin e tij normal, me privilegj të lartë.
Përsërisni këto hapa për çdo shkurtesë që doni të ekzekutoni me privilegje më të ulëta.
|