Problemi: Shumë programe mund të mbrojnë të dhënat e mia, duke kontrolluar disqet e kompjuterit për gabime dhe duke rregulluar ato. Por, për fat të keq, unë rrallë e gjej kohën për t'i përdorur këto mjete.
Ndreqja: Planifikimi për ta bërë këtë detyrë automatikisht në intervale të rregullta kërkon vetëm disa minuta. Si fillim, për ta kontrolluar diskun manualisht, klikoni Start, Run (ose shtypni Windows-R) për të hapur rreshtin e komandave, shtypni cmd.exe /c echo y|chkdsk c: /f /x dhe shtypni Enter. 'Cmd.exe' është përpunuesi i komandave, i cili hap një prompt komandash në Windows. Çelësi '/c' i tregon promptit të komandave që të ekzekutojë komandat që vijnë, duke përfshirë mjetin ndihmës shumë të rëndësishëm chkdsk, i cili ekzaminon diskun për gabime. (Ndryshojeni '/c' në /k, nëse doni që dritarja e promptit të komandave të mbetet e hapur, me qëllim që të shihni çdo mesazh që mund të shfaqet në ekran). Në këtë shembull ne do të kontrollojmë diskun C:, përmes funksionit rregullim (/f), duke i treguar atij që të bllokojë diskun (/x), nëse kjo është e domosdoshme gjatë skanimit. (Germa e diskut tuaj dhe çelësat mund të ndryshojnë; shtypni chkdsk /? te prompti i komandave, për të parë të gjitha zgjedhjet tuaja). Nëse do të kontrolloni diskun ku është instaluar Windows, komanda nuk funksionon ndërkohë që Windows është në ekzekutim, por do të planifikojë një kontroll herën tjetër që ju ndizni kompjuterin. Këtu futet në përdorim pjesa e 'echo y|': që dërgon një "po" për të miratuar këtë opcion.

Për të automatizuar kontrollin e diskut në XP, zgjidhni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Scheduled Tasks. Klikoni dy herë Add Scheduled Task për të hapur Scheduled Task Wizard dhe klikoni Next. Te lista Application, zgjidhni Command Prompt dhe klikoni Next. Nëse nuk shihni një regjistrim për Command Prompt në listë, klikoni Browse, gjeni dhe zgjidhni skedarin 'cmd.exe' në direktorinë WindowsSystem32 dhe klikoni Open. Zgjidhni një interval kohe (Monthly është një zgjedhje e mirë) dhe klikoni Next. Specifikoni orën, ditën dhe muajt dhe klikoni Next përsëri. Futni emrin e llogarisë dhe fjalëkalimin që përdorni për t'u futur në kompjuter dhe klikoni sërish Next. Shënoni Open advanced properties for this task when I click Finish dhe pastaj klikoni Finish. Me skedën Task të zgjedhur, modifikoni tekstin te kutia Run që të lexojë c:windowssystem32cmd.exe /c echo y|chkdsk c: /f /x (shtegu juaj dhe opcionet mund të ndryshojnë). Klikoni OK dhe shkruani përsëri emrin e llogarisë dhe fjalëkalimin. Së fundmi, klikoni OK edhe një herë (mund t'ju kërkohet që të konfirmoni sërish ID dhe fjalëkalimin e hyrjes).

Për të automatizuar kontrollin e diskut në Vista, zgjidhni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Task Scheduler. Klikoni Continue te prompti User Account Control. Te pjesa Actions, në të djathtë, klikoni Create Task. Përdorni kutitë përkatëse për të shtypur një emër për detyrën dhe, nëse dëshironi, një përshkrim. Shënoni Run with highest privileges dhe ndonjë cilësim tjetër që dëshironi. Zgjidhni skedën Triggers dhe klikoni butonin New. Vendosni intervalin për kontrollin e diskut tuaj: për shembull, zgjidhni Monthly, Select all months te menyja Months, klikoni On dhe zgjidhni First te menyja e parë dhe Monday në menynë e dytë. Specifikoni orën dhe cilësimet e tjera që dëshironi dhe klikoni OK. Zgjidhni skedën Actions dhe klikoni butonin New. Për 'Program/script', shtypni cmd.exe. Për 'Add arguments (optional)', shtypni /c echo y|chkdsk c: /f /x (opcionet tuaja mund të ndryshojnë). Klikoni OK. Më në fund, klikoni skedat Conditions dhe Settings, për të parë nëse ndonjëra nga ato kuti dialoguese ka ndonjë informacion tjetër që duhet të specifikoni. Kur t'i keni mbaruar këto hapa, klikoni OK. Nëse duhet t'i modifikoni cilësimet më vonë, zgjidhni Task Scheduler Library në panelin e majtë të Task Scheduler, për të parë detyrat tuaja në panelin lart në qendër. Ose modifikoni cilësimet në panelin poshtë në qendër, ose klikoni dy herë emrin e detyrës, për të rihapur kutinë dialoguese.
|