Problemi: Shfletimi im në Web është i ngadaltë dhe ndonjëherë ndalon plotësisht.
Ndreqja e parë: Nëse shfletimi në Internet nuk përgjigjet, ose është i pamundur, kompjuteri juaj mund të jetë infektuar. Përdorni një program antivirus, ose një program riparimi për të kontrolluar për probleme. Ose provoni programin Malicious Software Removal Tool në ZERO DVD. Mjafton ta instaloni dhe të ndiqni udhëzimet.
Ndreqja e dytë: Instaloni një version të ri të shfletuesit, ose përditësoni aktualin. Për të marrë versionin e IE 7, zgjidhni Tools, Windows Update. Në Mozilla Firefox, klikoni Help, Check for Updates.
Ndreqja e tretë: Ju mund të keni një probleme me shtojcat (plug-ins ose add-ons) e shfletuesit. Për ta testuar këtë, çaktivizoni të gjitha shtojcat (add-ons). Nëse problemi nuk përsëritet më, aktivizoni një shtojcë (add-on) dhe provoni përsëri. Përsëriteni derisa të gjeni zgjidhjen.

Për të çaktivizuar shtojcat në Firefox, zgjidhni Tools, Add-ons dhe klikoni Disable në secilin element, derisa të hiqen të gjithë. Mbyllni dritaren dhe hapni sërish Firefox-in. Nëse problemi zgjidhet, hapni dritaren Add-ons, klikoni Enable për një element, mbylleni dhe hapeni prapë. Provoni dhe përsëriteni sipas nevojës.
Në IE 7, zgjidhni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Internet Explorer (No Add-ons). Nëse kjo e zgjidh problemin, hapeni IE-në normalisht dhe zgjidhni Tools, Manage Add-ons, Enable ose Disable Add-ons. Zgjidhni një shtojcë dhe klikoni Disable. Përsëriteni këtë për të gjithë elementët, përveç njërit, dhe klikoni dy herë OK. Hapeni sërish IE-në. Nëse gjithçka është në rregull, kthehuni te kjo kuti dialoguese, zgjidhni një shtojcë tjetër të çaktivizuar dhe klikoni Enable. Klikoni OK dy herë dhe hapni IE. Përsëriteni, derisa të gjeni shtojcën problematike.
|