Problemi: Unë paguaj përçdo muaj një lidhje në Internet, por nëse ruteri im nuk është i përditësuar, mund të mos e marr nga ISP-ja të gjithë shpejtësinë që më takon.
Ndreqja: Internet Connectivity Evaluation Tool mund t'ju tregojë nëse ruteri juaj ka mbështetje për teknologji për lidhje më të shpejta. (Ky mjet nuk jep rezultate të sakta nëse jeni pas një muri të zjarrtë (firewall) të kompanisë). Testi mund të ndërpresë lidhjet e hapura, ndaj provojeni në një kohë të përshtatshme, kur nuk ju nevojitet dmosdoshmërisht Interneti.

Nëse rezultatet tregojnë se sistemi juaj nuk ka mbështetje për shumicën e teknologjive të listuara, mund të shihni mundësinë e blerjes së një ruteri të ri, ose, nëse jeni përdorues i XP-së, të kaloni në Vista. Faqja e Microsoft-it ka lidhje adresash për te ruterat që e kanë marrë vulën dalluese të Windows Vista.
|